
Trafiku
VLORË- Temperaturat e larta kanë bërë që këtë të dielë pushuesit të “dynden” drejt Vlorës. Kjo ka shkaktuar trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Për të lëvizur nga zona e Skelës deri në dalje të tunelit në ujin e ftohtë duhet më shumë se 45 minuta.
Po ashtu problematike sa i përket trafikut të rënduar paraqitet situata dhe në Lungomare. Probleme me qarkullimin e mjeteve janë hasur dhe në rrugët që të çojnë në Orikum apo Dhërmi. Policia është vendosur në pikat kyçe për të normalizuar trafikun./ZËRI
Poll