Aktualitet

Tritoli në Elbasan/ 'Shënjestra' ishin dy vajzat që kishin me qira apartamentin! E pëson komshiu, babai: Është në intubim

Raportohet se Enea Themollari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Truamës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të marra.

E.K
Tritoli në Elbasan/ 'Shënjestra' ishin dy vajzat që
Pamje nga pasoja e shpërthimit

ELBASAN- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të dielë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse në katin e katërt të një pallati në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Raportohet se “shënjestra” e shpërthimit ishin dy motra që banojnë në një apartament me qira, por që fatkeqësisht e ka pësuar jë 26-vjeçar. Ky i fundit e ka shtëpinë përballë vajzave.

Raportohet se Enea Themollari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Truamës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të marra dhe bdodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë nuk ka ende detaje nga dëshmia e vajzave në polici apo arsyet që çuan në këtë ngjarje. Po ashtu ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori/rët e kësaj ngjarjeje. 

Ndërkohë babai i Themollarit shprehet se djali i tij për momentin ndodhet në intubim. Ai ka bërë thirrje për gjetjen e autorëve, ndërsa ka shtuar se djalit i ka rënë dera në kokë për shkak të shpërthimit. 

Babai i Themollarit: Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë. I lutem doktorëve të më shikojnë çunin. Vajzat nuk i njihja, komshije. Unë në gjumë isha, çunin e pashë në tokë, dera është ndarë përgjysmë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak. Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB