Aktualitet

ARRSH: Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Durrës për disa ditë

Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.

F.I
ARRSH: Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Durrës për disa
FOTO ILUSTRUESE

VORË-Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të nisin më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.

Segmentet që do të jenë të mbyllura;

Vorë-Maminas

Maminas–Sukth

Sukth-Fllakë

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit

Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor./ZËRI

Poll

MOS HUMB