pamje nga aksioni
TIRANË- Një operacion i befasishëm Policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Civilët kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me targa angleze, ndërsa raportohet se janë arrestuar tre personat që ndodheshin brenda mjetit. Në pamjet e publikuara nga JOQ shikohet momenti kur forcat e policisë shtrijnë në tokë personat.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre dhe as shkaku i arrestimit. Detaje të reja dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet pritet në vijim./ZËRI
Poll