
TROPOJË- Zyra Islamaj, është komanduar përkohësisht në detyrën e kryetares së Bashkisë Tropojë, pas arrestimit të Rexhë Byberit, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ismalaj deri tani mbante postin e nënkryetares së Bashkisë së Tropojës.
Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi, dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja akuzohen për shpërdorim detyre, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 2.7 miliardë lekë të vjetra.
Megjithë shifrën e lartë të abuzimit me paratë publike, ndaj Byberit nuk është parë e udhës që të jepej një masë më e fortë sigurie, siç është dhënë më herët për kolegë të tij, ajo e arrestit me burg./ ZËRI