Aktualitet

"Arlis" sërish në flakë! Kompleksi në Tiranë digjet për herë të dytë, mori zjarr edhe në vitin 2021

Pra, edhe këtë herë, flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

zh.ll
"Arlis" sërish në flakë! Kompleksi në Tiranë
Kompleksi i pallateve “Arlis”

TIRANË- Kompleksi i pallateve “Arlis” në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në zonën te "Farmacia nr.10", duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e këtyre ndërtesave.

Por, ky nuk është rasti i parë. I njëjti kompleks, i ndërtuar nga kompania Arlis SHPK në pronësi të Armand Lilo, është përfshirë nga zjarri edhe në vitin 2021, kur ishte ende në fazë ndërtimi dhe iu dogj fasada. Pra, edhe këtë herë, flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Situata paraqitet kritike, ndërsa disa banorë janë nxjerrë nga ballkonet. Të tjerë janë transportuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, mes tyer edhe pjesëtarë të forcave zjarrfikëse. 

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB