Aktualitet

Aplikoi për statusin e Investitorit Strategjik, refuzohet Dukagjin Lipa

Vendimi për të rrëzuar aplikimin e Dukagjin Lipës, është firmosur nga kryeministri Edi Rama

E.K
Aplikoi për statusin e Investitorit Strategjik, refuzohet Dukagjin Lipa
Edi Rama dhe Dukagjin Lipa

TIRANË- Komiteti i Investimeve Strategjike ka rrëzuar kërkesën e Dukagjin Lipës me kompaninë e tij “DH Solar SHPK”, për të marrë statusin e investitorit strategjik. Lipa kishte aplikuar prej një viti për të marrë statusin e investitorit strategjik për projektin “Impiant fotovoltaik me fuqi 70 MWP”, në Bashkinë Pogradec.

Në vendimin e refuzimit, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi:

1-Mospranimin e kërkesës për përfshirjen e projektit investues ‘Impiant Fotovoltaik me fuqi 70 MWP”, Bashkuia Pogtradec, me subjekt investues “DH Solar Park”.

2- Zona e projektit me sipërfaqe 139.4 ha nuk ka një regjistrim fillestar në kadastër, mosregjistrim i cili pengon marrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore nga ana e institucioneve.

3-Projekti i propozuar është në mospërputhje me planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë Pogradec.

4- Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike publikohet dhe regjistroher në Regjistrin e Investimeve Strategjike dhe i njoftohet kërkuesit nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në rolin e saj të Sekretariatit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Aplikoi për statusin e Investitorit Strategjik, refuzohet Dukagjin LipaAplikoi për statusin e Investitorit Strategjik, refuzohet Dukagjin Lipa

Vendimi mban firmën e vetë kryeministrit Edi Rama.

ZËRI raportoi pak javë më parë, se disa media kishin përhapur një informacion të rremë, se Dukagjin Lipa kishte fituar statusin e investitorit strategjik, dhe tashmë vjen dhe konfirmimi për rrëzimin e statusit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB