
TIRANË- Dhuna në Pallatin Mbretëror mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë tronditi mbarë opinionin publik. Me publikimin e videos së xhiruar nga vetë Princi, ku Elia e agravuar e sulmon fizikisht, duket se peshorja e ndjekësve nuk është më në të njëjtin nivel. Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ka ndarë edhe ndjekësit.
Me një vëzhgim në profilet e “Instagramit” të secilit, shihet se Elia Zaharias i janë shtuar rreth 7 mijë ndjekës. Ndërkohë që me Princin nuk ndodh e njëjta gjë.
Kujtojmë se në këtë histori, artistët po mbajnë anën e Elias. Sipas tyre, filmimi i skenës së dhunës nga Leka është poshtëruese. Për këtë arsye, në mbështetje të aktores plot 144 aktorë, dhe regjisorë, përfshirë emra të njohur të skenës, i janë drejtuar me një kërkesë AMA-s të reagojë për publikimin e videos. Po ashtu në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, figura të njohura ia dedikuan këtë ditë Elias.
Princ Leka dhe Elia Zaharia pak muaj më parë zyrtarizuan procedurat e divorcit, ndërsa së fundi ata ishin protagonist të një konflikti fizik mes tyre. Dyshohet se shkak për agravimin e situatës është pikërisht ndarja e pronave pas divorcit, pasi aktualisht Elia dhe vajza e saj janë duke jetuar në pallatin mbretëror. Ndërkohë që të dy u pajisën me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, dhe e kanë të ndaluar që ti afrohen njëri tjetrit më pak se 5 metra. /ZËRI