Aktualitet

Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, flet i vëllai: E di kush e vrau, ka pasur konflikte!

Besari po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.

k.m.
Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, flet i vëllai: E di kush e vrau, ka
Besar Nimani

GJERMANI- Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë mbrëmjen e djeshme ka dhënë më shumë detaje që mund të zbardhin shkakun e vrasjes të së vëllait në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Edhe pse me mort në familje, Berati ka gjetur kohën për të dhënë detaje për ngjarjen tragjike duke dhënë prononcime për mediat e Kosovës. Në një prononcim për "Paparaci", Berati bëri me dije se në momentin e vrasjes, Besari po shkonte në një organizim për përvjetorin e vdekjes së shokut të tij.

“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shku me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin,”- tha Nimani.

Më tej, shtoi se i vëllai kishte pasur një konflikt 3 vite më parë me një nga të dyshuarit, por nuk dha detaje të tjera.

“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka nxjerrë jashtë lokalit duke e qëlluar me shuplaka,”-shtoi ai. Ndërkaq sipas Beratit, një nga të dyshuarit është dorëzuar në Polici, ndërsa dy të tjerët janë ende në arrati. Megjithatë për kapjen e tyre në zonë është duke u zhvilluar një operacion i madh policor, për t'i vendosur para drejtësisë. Autorët e krimit, sipas medias gjermane "nius.de", me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të paditur.

Boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në qytetin e Biefeldit në Gjermani. Lajmin për vdekjen e boksierit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. Autorët e krimit gjithmonë sipas informacioneve të nius.de, me të kryer krimin kanë ikur me skuter në një drejtim të panjohur. Mesa duket Besar Nimani kishte shkelur në qarqe të gabuara. I riu ishte arratisur nga Kosova për në Gjermanime prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit. Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime, kohë kur edhe u njoh kampionin botëror të ëBO, Marco Huck (39). Si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm, ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB