Aktualitet

Akuzohet për vrasjan e dy vëllezërve/ Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt

Ilirian Zeqaj, 52 vjeç, akuzohet nga autoritetet në Shqipëri se ka ekzekutuar dy persona në fund të viteve 1990, akuzë gjë që ai e mohon, përpara se të kërkonte azil dhe t'i jepej shtetësia në Mbretërinë e Bashkuar.

k.m.
Akuzohet për vrasjan e dy vëllezërve/ Anglia i thotë
Ilirian Zeqaj

BRITANI E MADHE- Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur të mos ekstradojë Ilirian Zeqajn, një 52-vjeçar i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri rreth 30 vite më parë, duke e cilësuar procesin gjyqësor ndaj tij si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Ilirian Zeqaj, 52 vjeç, akuzohet nga autoritetet në Shqipëri se ka ekzekutuar dy persona në fund të viteve 1990, akuzë gjë që ai e mohon, përpara se të kërkonte azil dhe t'i jepej shtetësia në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave britanike, në një vendim të dhënë të mërkurën, Lord Justice Popplewell tha se Zeqaj nuk duhet të ekstradohet dhe urdhëruan lirimin e tij. Trupa gjykuese dhe gjyqtari Popplewell kanë konstatuar se ai do të përballet me një proces gjyqësor thelbësisht të padrejtë në Shqipëri.

Zeqaj mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor të vitit 1999 dhe kërkoi azil me një emër të rremë, duke përdorur identitetin e një shqiptari nga Kosova. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2013, por çështjen e fitoi në Apel. Zeqaj u kthye më pas në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor 2014, por një tjetër gjykatë shqiptare e rrëzoi lirimin e tij nga akuzat dhe urdhëroi një rigjykim në vitin 2017. Pasi autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e Zeqajt për herë të dytë, në maj 2024, një gjyqtar britanik vendosi që ai të ekstradohej përsëri, gjë që u miratua edhe nga Sekretari i Brendshëm në korrik të vitit të kaluar.

Por kërkesa u rrëzua! Me vendimin e fundit, ekstradimi u bllokua përfundimisht, me Gjykatën e Lartë që konstaton se procesi ndaj tij në Shqipëri është në kundërshtim të hapur me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Zeqaj u dënua nga Gjykata e Fierit me 23 vite burg për ngjarjen e ndodhur në Cakran të Fierit në vitin 1999, më konkretisht për vrasjen e Gramoz dhe Shkëlqim Llanajt. Saga e vrasjeve në Cakran kishte nisur me vrasjen e një fëmije 9-vjeçar. Autori i vrasjes së fëmijës Ëngjëllush Zeqaj, djali i Ilirjanit, ishte Santiliano Llanaj, nipi i dy viktimave Ilirjan alias Leonard Llanaj dhe Gramoz Llanaj që në vitin 1998 mbante detyrën e punonjësit të Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB