Aktualitet

“Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tyre do të zbulohej më shumë lidhur me të gjitha figurat e përfshira në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

k.m.
“Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin
Petrit Malaj

TIRANË- Çështja e “Bankers Petroleum” është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë. Teksa ministri i Financave po fliste për të ardhurat dhe buxhetin, u pyet nga nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit i kërkoi informacion se çfarë masash ishin marrë për kompaninë kineze.

“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh,”- i tha Tabaku-ministrit.

Nga Foltorja e Kuvendit, Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tyre do të zbulohej më shumë lidhur me të gjitha figurat e përfshira në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

“Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit,”- u përgjigj Malaj.

Një aksion i Policisë në bashkëpunim me hetimin tatimor ndaj kompnisë "Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit janë lëshuar 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’./ZËRI

Poll

MOS HUMB