Aktualitet

Akuzohet për tjetërsim pronash, arrestohet pas 7 muajsh arrati Mikel Zaho

Disa zyrtarë dhe ish-drejtues e juristë të Kadastrës së Durrësit janë të akuzuar se kanë tjetërsuar 448 mijë metra katrorë tokë shtet në favor të privatit.

I.F
Akuzohet për tjetërsim pronash, arrestohet pas 7 muajsh arrati Mikel
Foto ilustruese

DURRËS- Ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar sërish për herë të tretë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia prej 7 muajsh. Zaho akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës'”, njofton policia.

Mikel Zaho është arrestuar fillimisht në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021, ndërsa 7 muaj më parë u shpall në kërkim për tjetërsimin e 448 mijë m2 tokë në disa zona të Durrësit. Njëra madje, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu". Deri më tani janë arrestuar 6 persona për këtë skemë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një aksioni të zhvilluar në Kadastrën e Durrësit për tjetërsim pronash.

Disa zyrtarë dhe ish-drejtues e juristë të Kadastrës së Durrësit janë të akuzuar se kanë tjetërsuar 448 mijë metra katrorë tokë shtet në favor të privatit. Toka deri në 2018 ishte në pronësi të shtetit dhe më pas ka kaluar tek privati, duke përjashtuar nga hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e Kadastrës. Në total janë sekuestruar 20 prona me sipërfaqe 448 mijë metra katrorë, një pjesë e kësaj tokë është pranë Universitetit "Aleksandër Moisu". Në pranga ka rënë ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla dhe Mikel Zaho. /ZËRI

Poll

MOS HUMB