Aktualitet

Akuza për pastrim parash, shtyhet gjyqi ndaj Rezart Taçit

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij.

f.t
Akuza për pastrim parash, shtyhet gjyqi ndaj Rezart Taçit
Rezart Taçi

TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyu më 8 janar seancën gjyqësorë ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimi e 18.3 mln euro të mafias italiane.

Seanca e së hënës u shty për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Po ashtu gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij.Taçi akuzohet për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal".

Bizesmeni Rezart Taçi u shpall zyrtarisht në kërkim nga SPAK në muajin nëntor të vitit 2021. Lidhur me këtë çështje është dënuar kunati i Taçit Bledar Lilo me 11 vite burg dhe truproja i tij Artur Balla me 10 vite burg, pasi u shpallën fajtor për 2 vepra penale. Ata akuzohen si ndihmës të tij në pastrimin e parave të transferuara nga Italia në llogari të vetme në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, para që dyshohet se i përkisnin organizatës Cosa Nostra.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB