Aktualitet

Shkatërroi traun e hotelit në qendër të Tiranës, dhe dëmtoi makinën e policisë, pranga 42-vjeçarit

Shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e tyre ndërkohë që ata u përpoqën ta neutralizonin, vihet në pranga 42-vjeçari

E.K

Shkatërroi traun e hotelit në qendër të Tiranës, dhe

TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë, për shkak se ka dëmtuar traun e një hoteli në qendër të Tiranës, dhe më pas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, të cilëve iu ka dëmtuar edhe makinën.

Njoftimi i policisë:

Shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e tyre ndërkohë që ata u përpoqën ta neutralizonin, vihet në pranga 42-vjeçari.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor, ditën e sotme, rreth orës 02:20, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Abdi Toptani", një shtetas kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për shoqërimin e autorit të dyshuar.  

Shërbimet e Policisë, sapo kanë kaluar në këtë adresë, kanë konstatuar shtetasin A. Ll., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre.    

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB