
Zjarri në Theth
THETH- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Theth. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë flakët janë përhapur në zonën e njohur si Guri i Nenshtegut.
Disa ditë më parë, u raportua për një vatër zjarri në fshatin Kaprre, i cili u kthye në një rrezik për Parkun Kombëtar. Zjarri është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes nga avioni i ardhur nga Rumania, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Emergjenca Civile tha se do të vijojë ndërhyrja me avion dhe helikopter deri sa të shuhet plotësisht. /ZËRI
Poll