Aktualitet

Aksioni i SPAK, 7 policë me urdhër-arresti

Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”.

f.t
Aksioni i SPAK, 7 policë me urdhër-arresti
foto ilustruese

TIRANË- Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Paraprakisht raportohet se në pranga kanë rënë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me djalin e tij, Eralbi Breçani. 

Burime të ZËRI ka zbuluar se është vënë në pranga edhe shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni. 11 të arrestuarit akuzohen për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që "Metamorfoza" godet zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat”, janë arrestuar ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj. Bistri akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje e provave që të çonin tek vrasjet. Ndërsa ish-efektivi akuzohet për shpërdorim detyre dhe krijim i kushteve për të kryer vrasje.

SPAK ka lëshuar mbrëmjen e sotme 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Urdhër-arrestet kanë ardhur pas zbërthimeve të bisedave në aplikacionin “SkyEcc”. Në kuadër të operacionit është arrestuar ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Gjithashtu në pranga është vënë shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Në aksionin e zhvilluar nga SPAK mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB