
Foto ilustruese
LAÇ- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Laç-Fushë Mamurras”, ku ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar.
43-vjeçari K.M dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasoja ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, shoferi nga Bushneshi i Krujës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /ZËRI
Poll