Aktualitet

GJKKO jep masat për trafikantët e emigrantëve, 30 në burg, 2 të lirë

Hetimet për grupin në fjalë kishin nisur që në vitin 2020 dhe skema e trafikimit të emigrantëve u zbuluar përmes një agjenti që SPAK infiltroi në mesin e tyre.

F.m
GJKKO jep masat për trafikantët e emigrantëve, 30 në burg, 2
SPAK

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vlerësuar masat e sigurisë për 32 anëtarët e grupit që krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-ve. Masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për dy prej anëtarëve të grupit, Arnold Shaku që është lënë në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes shëndetësore, dhe Besnik Lumaj që nga masa ‘arrest shtëpie’ u la në ‘detyrim paraqitjeje’.

Hetimet për grupin në fjalë kishin nisur që në vitin 2020 dhe skema e trafikimit të emigrantëve u zbuluar përmes një agjenti që SPAK infiltroi në mesin e tyre.

Për rrjedhojë u faktua se grupi kishte mundësuar kalimin e paligjshëm të 44 shtetasve shqiptarë të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe ata paraqiteshin si shtetas sllovenë, italianë dhe rumunë.

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara. Jo vetëm karta biometrike dhe pasaporta, por gjithashtu sipas fashikujve të hetimit edhe karta bankare.

Në dosje tregohet se një filial i këtij laboratori ishte vendosur edhe në Tiranë dhe ky filial dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahimaj që po ashtu prodhonte dokumente të falsifikuara. Agjenti i infiltruar ka ekspozuar në veprimtarinë e tij udhëtimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas ka vazhduar udhëtimin ku ai paraqitej në mënyrë fiktive.

Poll

MOS HUMB