SHKODËR- Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. I plagosuri është identifikuar si Ndue Preka.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen “Mark Lula”. Nga të dhënat e deritanishme, Preka është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë duke ecur në këmbë në momentin që është qëlluar me armë zjarri ndaj tij, por deri më tani nuk dihen detaje për autorin e plagosjes.
Pritet që pasi të marrë mjekimin në spital, Preka të tregojë dinamikën e ngjarjes dhe dyshimet për autorin./ZËRI
Poll