Aktualitet

Aksident në Tapizë, vdes 4-vjeçari, personi që e përplasi me makinë e çoi në spital dhe u vetëdorëzua

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

F.m
Aksident në Tapizë, vdes 4-vjeçari, personi që e
Foto Ilustruese

KRUJË- Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë këtë mbrëmje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë. Mjeti tip “Benz”, me drejtues Erlis Beqjan nga Fushë Kruja, ka përplasur këmbësorin V. Balliu dhe djalin e tij të mitur që po kalonin rrugën.

Më pas, Beqja, me të njëjtin mjet q9 i aksidentoi, i ka dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi është vënë në dijeni për vdekjen e 4-vjeçarit, i riu është vetëdorëzuar në Polici.

Njoftimi i policisë Krujë:

Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB