Aktualitet

Dhunohen barbarisht nga një grup personash 3 shqiptarë në Mal të Zi! Autorët të veshur me rroba ushtarake

Tetë persona, që dyshohet se janë serbë, të veshur me rroba ushtarake, kanë nxjerrë nga makina tre shqiptarët dhe i kanë dhunuar barbarisht.

D.XH
Dhunohen barbarisht nga një grup personash 3 shqiptarë në Mal
Rrahje masive

MALI I ZI – Tre të rinj shqiptarë, që ishin nisur për në Gjermani, janë dhunuar në mënyrë mizore në Malin e Zi. Sapo kanë dalë nga trageti në afërsi të qytetit të Herzeg Novit, shqiptarët raportohet se janë dhunuar nga 8 civilë të veshur si ushtarakë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:30 minuta, teksa të rinjtë janë masakruar me grushte e shkelme nga persona, që ende nuk janë identifikuar. Njëri nga shqiptarët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekim pranë një spitali në Malin e Zi. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me autorët. Grupi i personave i kanë nxjerrë nga makina dhe më pas i kanë dhunuar. Nuk dihet nacionaliteti i autorëve, por dyshohet se janë serbë, që kanë dëgjuar të rinjtë duke folur shqip. Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës, në lidhje me këtë ngjarje makabre.

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e dhunuar

Shqiptarët e dhunuar janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Pala malazeze iu ka kërkuar të bëjnë kallëzim në polici, por shqiptarët nuk kanë pranuar. Drejt shqiptarëve është nisur një avokat nga Ulqini, raporton News24. Pala shqiptare ka komunikuar me të dhunuarit, duke iu ofruar asistencën e nevojshme. Policia malazeze thuhet se posedon disa foto të të dyshuarve dhe fotografitë do u vihen në dispozicion shqiptarëve të dhunuar barbarisht. 

Mesazhi i familjarëve për JOQ:

Përshendetje JOQ, është shumë urgjente! Kërkojmë ndihmë, rrihen 3 shqiptarë në Mal të Zi, që janë nisur rrugës për në Gjermani. Sa kaluam tragetin rrugës për në Budva. Nuk na merr njeri përsiper, as polici e as asgjë.

Ju lutem bëni diçka. Kemi shumë video dhe fakte të tjera, i kanë sulmuar civilë të veshur si ushtarë sot rreth orës 13:30 minuta. Sa kanë kaluar Kotorrin, kanë qenë 8 persona. Ju lutem vetëm mos na postoni fytyrën.

Janë 3 persona, por vetem dy janë rrahur keq, të tretin nuk kanë arritur ta nxjerrin nga makina! Njëri ëshë rrahur për vdekje, nuk e dimë fare situatën si është, vetëm e shikoja që nuk fliste dot! Të 3 personat nuk kanë asnjë lidhje në Mal të Zi, thjesht kanë qenë rrugës për Gjermani. Të 3 personat janë të afërmit e mi.

Isha dhe në polici në Tiranë, kërkova një ndihmë, por nuk më ndimuan fare. Thanë s’kemi çfarë të bëjmë ne. Janë rrahur nga persona të paindetifikuar. Për momentin ndodhen në spital në urgjencë. Nuk kanë pasur fare komunikim me agresorët, ata i kanë goditur menjëherë, pasi i kanë nxjerrë fillimisht nga makina.

Në lidhje me ngjarjen, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kontaktuar me ministra të Malit të Zi, me qëllim që të marrë informacion për çfarë ka ndodhur. Report Tv raporton se policia malazeze ka nisur hetimet për ngjarjen. Policia e Malit të Zi po merr deklarime dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Ndërsa, pas hetimeve, pritet që të zbardhet edhe arsyeja zyrtare se përse ndodhi konflikti i rëndë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB