Aktualitet

Zbërthehet celulari i Xhemal Lokës! Gjenden video kërcënuese dhe fjalë fyese

Xhemal Loka ia kishte dhënë motrës celularin. Ai kishte nisur të frikësohej, pasi ngjarja u bë publike.

D.XH
Zbërthehet celulari i Xhemal Lokës! Gjenden video kërcënuese
Xhemal dhe Bedrie Loka

DURRËS- Policia e Durrësit ka gjetur në celularin e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Lokës, një video me kërcënime dhe fjalë fyese. Përveç dëshmisë së fëmijëve se i ati ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, video dëshmon se Xhemal Loka e ka kërcënuar viktimën, përpara se 41-vjeçarja të ndërmerrte aktin ekstrem. Burri i dërgonte Bedrie Lokës mesazhe me video kërcënuese.

Pas varrimit të së shoqes ditën e enjte dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar ta fshehë celularin. Ai ia ka dhënë celularin e tij njërës prej motrave, ndërsa fillimisht nuk është treguar bashkëpunues me efektivët. Burri ka thënë në polici fillimisht se ngjarja ka ardhur për shkak të bullizmit në TikTok.

Blutë e Durrësit kanë dërguar për ekspertim celularin e autorit dhe të viktimës, me qëllim që të gjenden prova të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Ekspertizat pritet të hedhin më tepër dritë në lidhje me dhunën që mund të ketë pësuar Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB