
ELBASAN- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një e mitur, 11 vjeçe. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A. Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI