Aktualitet

‘Kampioni im’/ Tragjedia në familjen Hoti, si ndërruan jetë 2 djemtë e familjes

Aksidenti i djeshëm ishte një tragjedi e madhe për familjen Hoti. Pasi humbi djalin e vogël të familjes në aksident, Admirin, kjo familje humb dhe djalin tjetër, Altinin.

D.XH
‘Kampioni im’/ Tragjedia në familjen Hoti, si ndërruan
Aksidentet dhe dy djemte e familjes Hoti qe humben jeten, Altin e Admir Hoti

ITALI – Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Venecia të Italisë. Tre të rinj, mes tyre 2 shqiptarë, ndërruan jetë. Viktimat janë Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti 22 vjeç dhe italiania Giulia di Tillio, rreth 20 vjeçe. Të gjithë banonin në komunën e Portogruaros.

Prokuroria po heton ngjarjen e rëndë, ndërsa paraprakisht mësohet se makina ka shkatërruar barrierat e rrugës dhe ka rënë në lumë. Mediat italiane shkruajnë se tragjedia ishte e trefishtë, për të treja familjet, që humbën të afërmit e tyre. Por, tragjedia është edhe më e rëndë për familjen Hoti nga Kosova. Kjo sepse nga kjo familje, kanë humbur jetën brenda vitit në aksidente, dy djemtë.

Po në këtë komunë, në maj 2023, u shua në moshën e rinisë edhe Admir Hoti, vëllai më i vogël i Altin Hotit. Ai u përplas me një tjetër makinë dhe automjeti i tij u nda përgjysmë, duke rezultuar fatal për jetën e të riut. Në këtë aksident, në makinë ishte dhe babai i 19-vjeçarit, që u plagos.

Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë është fakti se viktima i aksidentit të sotëm, Altin Hoti, kishte postuar në FB një mesazh ngushëllimi për vëllanë e vogël të ndjerë, pa e ditur se dhe vetë do ishte viktimë e një aksidenti. “Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtet e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do të bëj gjithçka për të marrë drejtësinë. Mezi PRES TË TAKOJ PËRSËRI VËLLAI IM”, shkruante Altin Hoti.

‘Kampioni im’/ Tragjedia në familjen Hoti, si ndërruan

 

Altin dhe Admir Hoti ishin vëllezër me njëri-tjetrin dhe brenda të njëjtit vit, në të njëjtën komunë, humbën jetën në dy në aksidente të ndryshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB