Bota

Mjeti përfundon në kanal, vdesin 3 të rinj në Itali

Mjeti ka rënë në një kanal, duke iu shkaktuar vdekjen 3 djemve dhe një vajze në moshë të re

E.K
Mjeti përfundon në kanal, vdesin 3 të rinj në Itali
Aksident fatal ne itali

ITALI- Tre persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias. Sipas informacioneve fillestare nga ekipi i zjarfikësve, një mjet BMW ka përfunduar në një kanal, pasi ka dalë nga rruga, si pasojë e një përplasje të fortë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërkohë që trupat e 3 viktimave, të gjithë të rinj, u nxorën nga zhytësit.

Sipas mediave italiane, 3 viktimat, 2 djem dhe një vajzë, janë të gjithë rreth të 20-tave. Identifikimi i tyre nuk është bërë ende i plotë, dhe as dinamika e aksidentit fatal, që i mori jetën të treve që ishin në makinë.

Aksidenti ka ndodhur në një zonë jo shumë të populluar, dhe kjo ka vonuar edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve.

/Zëri 

 

Poll

MOS HUMB