
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kamzës, ku një 23-vjeçar ka përplasur një këmbësore.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që e reja të ndërronte jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.