
PUKË-Një aksident fatal ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë. Viktimë e aksidentit ka mbetur Geg Prend Kola. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. 34-vjeçari mësohet se ishte nisur për në shtëpi, por si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej mbrëmjes së datës 28.09.2024.
34-vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë. Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.
Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga./ZËRI