Aktualitet

Policia e Hamburgut sekuestron më shumë se 2 ton kokainë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India.

F.I
Policia e Hamburgut sekuestron më shumë se 2 ton kokainë, mes
droga e sekuestruar

GJERMANI- Dy ton kokainë janë kapur gjatë aksionit të policisë në rethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut.Sipas policisë, gjithsej dymbëdhjetë të dyshuar u arrestuan në lidhje me operacionin në Rothenburgsort, përfshirë shoferin e kamionit dhe shefin e tij. Sipas policisë, kokaina kap vlerën e rrugës rreth 100 milionë euro. Ishte fshehur në arkat e bananeve në një kontejner transporti, shkruajnë mediat vendase.

Kamioni ka devijuar, duke shkuar në një magazinë private jashtë portit, ku mendohej se ishte planifikuar të kryej heqja e kokainës dhe zëvendësimi i ngarkesës me banane. Sipas hetuesve, drejtuesi i kamionit ishte punonjës i një kompanie detare që punonte rregullisht në port dhe kishte autorizimet dhe njohuritë e nevojshme.

Mediat gjermane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India./ZËRI

Poll

MOS HUMB