
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Një aksident i katërfishtë është regjistruar pak minuta më parë në Fier. Raportohet se katër makinat janë përplasur në unazën “Skëndërbeu” të qytetit. Për shkak të aksidentit kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve. Ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Mësohet se dy prej mjeteve kanë qenë të parkuara ndërsa dy të tjera kanë qenë në lëvizje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për shkak të aksidentit është bllokuar për disa minuta dhe qarkullimi i mjeteve./ZËRI
Poll