Aktualitet

Agron Kuliçaj flet në gjyqin e Shullazit/ Zbulon letrën e Luftar Reçit: Fliste për krime të rënda në Dibër

Agron Kulicaj tha se Luftar Reçi, në një letër që i kishte çuar fliste për trafik armësh dhe vrasje në Tiranë e Durrës.

D.XH
Agron Kuliçaj flet në gjyqin e Shullazit/ Zbulon letrën e
Agron Kulicaj dhe Luftar Reci

TIRANË – Ish-drejtuesi i policisë Agron Kulicaj ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, që akuzohen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Siç raporton News24, Kuliçaj ka thënë sot në gjyq se më 2008, Luftar Reçi i dërgonte një letër, ku fliste për krime të rënda që kanë ndodhur në Dibër.

“Në vitin 2008, Luftar Reçi më është drejtuar me një letër, ku fliste për disa ngjarje të rënda të ndodhura në Dibër, si trafik armësh dhe vrasje që ndodhnin në Tiranë e në Durrës”, tha Kuliçaj.

Agron Kuliçaj ka shtuar se pas letrës, ka marrë kontakt me Luftar Reçin, teksa i ka shkuar në burg, së bashku me drejtorët e policies, Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti.

“Kur e kam vizituar në burg, nuk e kam intervistuar unë. Kjo sepse nuk ishte detyra ime funksionale. Për rastin është informuar Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama. Çështja më pas u kalua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, deklaroi Kuliçaj.

I pyetur nga Emiliano Shullazi, nëse Luftar Reçi e përmenddte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamajt, përgjigja e Kuliçaj ishte: “Po, e përmenddte”.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një nga seancat e gjyqit ndaj Shullazit, e cila ka qenë e tensionuar. Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë thanë në gjykatë se ekspertiza për gjendjen mendore të Luftar Reçit (ku thuhej se Reçi ishte në gjendje të qëndrueshme mendore) është bërë nën presion./ZËRI/

Poll

MOS HUMB