
TIRANË- Zbardhet një tjetër përgjim nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, e cila zbardhi skandalin e abuzimeve në departamentin e Onkologjikut në QSUT. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhet një bisedë e cila është zhvilluar një bisedë mes kryeinfermierit të Onkologjikut, Afrim Ruçi dhe një qytetari. Ky i fundit, i kërkon ndihmë Ruçit, që të fusë mikun e tij pa radhë.
Pjesë nga biseda 14.12.2023:
-Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro çik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
-Mirë ja do vijë lart tek zyra kjo.
Gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ZËRI