
KOSOVË- Aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka fituar për herë të tretë luftën ndaj tumorit. Lajmin e mirë e kanë ndarë miqtë e saj në rrjetet sociale.
Adriana Matoshi është nënë e 4 fëmijëve. Ajo mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë, rreth 3 vite më parë. Pak ditë më parë, aktorja publikoi një mesazh prekës ku kërkonte lutjen e dashamirësve të saj para së t'i nënshtrohej operacionit për herë të tretë.
“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.
Dy armiq konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti./ZËRI