
ITALI- Autoritetet iitaliane vijojnë të hetojnë misterin që mbulon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetuesit kanë në duar edhe një video ku tregohet se si i dashuri i saj 15-vjeçar godet dhe dhunon të voglën shqiptare. Ngjarja është regjistruar në një stacion autobusi dhe shihet qartë momenti kur disa bashkëmoshatarë ndërhyjnë dhe shpëtojnë 13-vjeçaren nga duart e të dashurit të saj.
Fillimisht në media u raportua se Aurora Tila u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte. Por, motra e saj ka hedhur akuza të forta ndaj të dashurit të 13-vjeçares. Ajo pretendon se 15-vjeçari me inicialet M.S., e ka shtyrë 13-vjeçaren dhe më pas ka larë duart dhe ka telefonuar policinë.
15-vjeçari është marrë në pyetje nga autoritetet dhe më pas është lënë i lirë, por hetimet vijojnë.