
Pensionistët në protestë
TIRANË- Dhjetëra pensionistë kanë dalë sot të protestojnë përballë Kryeministrisë dhe kanë parashtruar disa kërkesa për qeverinë shqiptare. Protesta ishte thirrur nga “Lëvizja Bashkë” me në krye Arlind Qorin.
Kërkesat e pensionistëve:
1. Miratimin e minimumit jetik si standardi i pensionit minimal dhe rritjen e të gjitha pensioneve mbi këtë bazë.
2.Përmirësim të ndjeshëm të kujdesit shëndetësor në spitale dhe në shtëpi, si dhe zgjerimin e listës së ilaçeve të rimbursueshme cilësore.
3.Ndërtimin e mjediseve publike çlodhëse, argëtuese dhe kulturore për pensionistët kudo nëpër Shqipëri.
4.Miratimin e Statusit të Minatorit për të gjithë punëtorët dhe ish-punëtorët e nëntokës.
Poll