Aktualitet

Qëlloi me vezë dhe kos Belerin, shoqërohet në polici Dilaver Nela

Nela do të merret në pyetje mbi arsyet që e shtynë të bënte këtë gjest.

F.m
Qëlloi me vezë dhe kos Belerin, shoqërohet në polici Dilaver
Momenti kur Dilaver Nela qëllon Belerin

TIRANË- Dilaver Nela, i cili qëlloi një ditë më parë me kos dhe vezë eurodeputetin Fredi Beleri është shoqëruar nga policia. Nela do të merret në pyetje mbi arsyet që e shtynë të bënte këtë gjest dhe më pas pritet të lihet i lirë.

Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal. Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Dilaver Nela po qëndronte përballë Kryesisë së Kuvendit, në pritje të ardhjes së Belerit që morit pjesë në takimin me eurodeputetët. Në momentin që e pa, ai e qëlloi me vezë dhe kos.

Beleri është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri dhe mori pjesë në misionin katërditor (28-31 tetor) për të kontrolluar rrugën e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Evropian. Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka për detyrë të bëjë vizita në Tiranë, për të siguruar bashkëpunimin e Parlamentit Evropian dhe Kuvendit. Pas takimeve, grupi do të nxjerrë rekomandime për çështjet ku do të konstatohen devijime nga rruga e integrimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB