
MALIQ- Shpëtim çuka, babai i arrestuar paraditen e sotme pasi dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij të mitur 15-vjeçar, ka treguar në polici se shkak për goditjen ka qenë grindja për të shkuar në shkollë. Çuka ka thënë se i biri nuk e dëgjonte ndaj ai e ka qëlluar me biçak në brinjë.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Maliq, në fshatin Vreshtas, rreth orës 10:45 minuta. Fatmirësisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit. /ZËRI