Aktualitet

Skandal/ Gazetarja Hoxha: Endacakun në gjendje të rëndë e nxjerrin nga spitali

Hoxha, shkruan se në momentin kur burri u gjet, ishte me katater në trup dhe i ënjtur.

I.F
Skandal/ Gazetarja Hoxha: Endacakun në gjendje të rëndë e
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha raportoi për një skandal që ndodhi me një pacient në spital. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se një qytetar kishte gjetur një burrë të shtrirë në afërsi të Liqenit dhe në gjendje të rëndë. Hoxha, shkruan se në momentin kur burri u gjet, ishte me katater në trup dhe i ënjtur. Më pas qytetari njoftoi policinë, ndërsa pacienti në dëshminë e tij tha se atë e kishin përzënë nga spitali. Më pas ai u transportua në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Skandal/ Gazetarja Hoxha: Endacakun në gjendje të rëndë e

“Një qytetar njoftoi policinë për një burrë që ishte shtrire në afërsi të Liqenit në gjendje të rëndë. Quhem Samet Zeneli, jam vitlindja 1975 dhe më nxorrën nga spitali - u tha efektivëve endacaku. Ishte me katater ne trup dhe i enjtur e përshkruan qytetari dëshmitar. Me një makinë e transportua për në Spitalin Shefqet Ndroqi!!”, shkruan gazetarja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB