
SHKODËR- “Nuk të vjen turp me rraf babën o qelbësirë, të kam rrit e të kam bërë 37-vjeç more, të kam dhënë shkollë dhe të kam dhënë të gjitha”, është ky lëngimi i babait të Robert Stakës, i cili pretendonte se ishte gazetar dhe prej kohësh kishte nisur një fushatë shpifjesh e sharjes në rrjetet sociale, ndaj personazheve publike.
Pikërisht dhunimi i të atit ka qenë dhe pika e mbushjes së kupës, që çoi më pas në arrestimin e Stakës nga policia e Shkodrës. 37-vjeçari, përpos aktivitetit fyerës dhe shpifës në rrjetet sociale, kishte dhunuar babanë e tij të moshuar, të cilin donte që ta nxirrte nga shtëpia, banesën më pas e kishte nxjerrë në shitje.
Por një urdhër mbrojtje i dhënë nga Gjykata e Shkodrës për të moshuarin, ka bërë që edhe policia e këtij qyteti të vihet në lëvizje, dhe mëngjesin e sotëm prangosi Stakën.
@albaniacouples_jr #albaniacouples_jr #shkoder #shkoderlocja #videoviral #fypシ゚viral #tiktokalbania???????? #allahuakbar #???? #videoviral ♬ son original - ????????????
Pas arrestimit, gjatë kontrollit në banesën e Robert Stakës policia gjeti edhe një armë imituese, ndërsa Staka menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm.
Në mesin e personazheve që ishin përndjekur vazhdimisht nga Staka, përmes faqeve online ishin edhe gjyqtarë e prokurorë në Shkodër, por edhe politikanë sicc ishte dhe rasti i kryebashkiakut aktual Benet Beci.
Ndërkohë në postimet e bëra në profilin e Facebook të Stakës, shihen se si para 6 ditësh, Staka pyet publikisht nëse duhet ta dhunojë babanë përsëri pasi nuk kupton, që duhet të lërë banesën e tij.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza si "Kanosja", "Dhuna në familje", "Fyerja", "Shpifja", "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"./Zëri.ai