Aktualitet

5 muaj për t'i gjetur "anën" Durim Bamit! MESAZHET mes Shullazit, Arben Ndokës dhe Hakës. ish-deputeti: E du të vrarë, më hoqi vëllanë!

ZËRI ka zbardhur detaje nga dosja e SPAK, ku më datë 7 janar 2020, Emiljano Shullazi bisedon me Marklen Hakën, i cili i tregon se Bami lëviz me një mjet të blinduar tip "Range Rover".

k.m.
5 muaj për t'i gjetur "anën" Durim Bamit! MESAZHET mes
Emiljano Shullazi, Durim Bami dhe Arben Ndoka

TIRANË- Durim dhe Valter Bami duheshin "eliminuar" me çdo kusht! Për këtë ishte angazhuar vetë edhe nga burgu, Emiljano Shullazi, i kishte ishte angazhuar për të gjetur informacione për lëvizjet e kryesisht Durim Bamit. Ky i fundit ishte shënjestra e parë, e më pas, do të eliminohej edhe i vëllai (kushëriri i tij i parë). Është Arben Ndoka që e do të ekzekutuar "të fortin" e Niklës, pasi ka arritur të sigurojë informacione që është Durim Bami personi që i ka vrarë të vëllanë, Aleksandrin.

ZËRI ka zbardhur detaje nga dosja e SPAK, ku më datë 7 janar 2020, Emiljano Shullazi bisedon me Marklen Hakën, i cili i tregon se Bami lëviz me një mjet të blinduar tip "Range Rover". Biseda vazhdon 3 ditë më vonë dhe Emiljano i thotë: Kape qija robt, mos ia zgjat se jam këtu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojmë aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi at, i bën reklamë.

Po atë ditë Shullazi e pyet Marklen Hakën për Albert Zajën dhe dy persona të tjerë të identifikuar vetëm si "Skënder" dhe "Mero", duke i zbuluar edhe detaje që i ka mësuar përmes Policisë. 

"Në Polici ka informacion se këta persona janë njerëzit e tu. "Ngreje" pak këtë Zajën se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat."

Më datë 14, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se: Çfarë thotë Tugu (i referohet Flamur Haka alias Tuk Haka)? Duhet hequr Duri. Më datë 18, Shullazi flet sërish me Hakën, por kësaj here për t'i dhënë porosi që të mos i besoj as Valterit dhe as Durim Bamit. 

"Vallahi s'di gjo o Marklen, e ç'a s'bëjnë, por besë mos ki. Ulu kafe, po shpinën mos ua kthe."

Këtu mbyllet për pak kohë komunikimi mes tyre, për t'u rikthyer sërish në bisedë më 6 mars. Mesa duket Durim Bami ka nuhatur se diçka dhe i ka dërguar fjalë ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës. Bami pranon që të dorëzojë këto që i kërkon, përveç Valterit. 

"Ai Duri (Durim Bami) i kishte çuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Si t'ja bëjmë me kap kurvën...me e kap me torturu, ishalla e mysin fort. Se tani s'ka blind që e ruan."

Por nuk tregon se cila ka qenë përgjigja e Ndokës ndaj Bamit. 

Po atë ditë, Shullazi flet vetë me Arben Ndokën. Ish-deputeti i shkruan: Po më thonë që rri aty tek Oxhaku shumë dhe del pa blind. Tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rri. Rri me çunin e xhajës së vetë, atë  Ervin Kodra nga Tapiza. Kam fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rri një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti.

Pas bisedës me Nokën, Shullazi futet në "chat-in" me Hakën dhe i shkruan: Ça duket, do e kapin ato çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bamin), atëherë që folëm bashkë, por ai s'ka takat, e ka mendjen tek malli. Po ça nuk del fare në lagje ai plera? Me ça makine del kurva? Po Valteri çfarë thotë?

Ndërkohë që Shullazi sqarohet me Hakën, nga ana tjetër Ndoka flet me Arian Tukun, duke i përmendur një person me emrin "Daja".

BISEDA MES TYRE:

Arian Tuku: Jam duke u mundu me bo një farë dallavereje me stil me dajën me i dhanë "qenin" dhe më thirr Durin ai. Par jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja-Durit.

Arben Ndoka: Çfarë thotë daja, Bardhi?

Arian Tuku: I kanë pas lekë borxh Durit disa shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ia kanë dhënë lekët Durit. Tani kam vazhdo vsi me stil me i thanë, një fjalë sot, një fjalë mbas 3 ditësh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy?

Pasi mbaron kjo bisedë, Arben Ndoka flet me një person të paidentifikuar ende, sërish për planin e vrasjes së Durim Bami.  

Personi i paidentifikuar: E di që ka thënë se ju bëj be, kur këto të dy dun me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita-ditës? Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë çu me u përplas me to, kush na ço? Edhe pse ka herë që ka ndodh, pidh nanë që i jep dum s'ka.

Arben Ndoka: Këto janë dora o vlla gjithë ça thu ti. Kështu ia kanë ba edhe Milit këto. I kanë thënë bëjmë be ktëj e andej, e mori Strafugën (Enver Stafuka) peng, nxorri çdo gjë Mili. Duhet me ju turr, me e kput. Them që e këna një person me na dhanë info. E di ku rri Duri, kam ba plan, të tregoj sa të takohemi.

Nga ana tjetër, po ashtu, vazhdon e thuret plani mes Shullazit dhe Marklen Hakës.

Shullazi: Mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu ndal, se brenda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi. Ai Duri me ça lëviz,  me atë Renxhin (Range) me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ça makine kishte ardhur në Tiranë? 

Edhe në maj vazhdojnë bisedat, duke u bërë tani 5 muaj që planifikojnë që të vrasin Durim Bamin, por deri në atë moment nuk kanë gjetur se ku fshihet. As me çfarë lëviz. Kanë tentuar prej muajsh por nuk e kapin dot. Ndaj në këtë moment, Ndoka flet edhe me Blerim Abazin, një personazh të papërfolur më parë, por që duket se ka mjaftueshëm informacione për vendndodhjen e Bamit dhe lidhjet që ky i fundit ka. Në fund, kërkuan edhe ndihmën e "Zotit" për të finalizuar atentatin. 

Blerim Abazi: Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pika kyçe. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij, Bedriu i vogël i qetë në pritë për lekë. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrimë kot. Po pra, se ai rrinë shumë mbyll. Kështu më pëlqen mos i zëmë të dy në një makinë. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef Zoti.

Arben Ndoka: Në Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e rujt përballë Eldës kur vjen 3 minuta lart është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don, edhe me armë ke tek garazhi im. Po krym punë! Me atë atë gru ***, dua Durimin se të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë të vijmë ne 4 vëllezërit aty, pimë diçka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snajper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr tek Ura e Gjoles në Thumanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB