Aktualitet

4 vjet nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019 ku humbën jetën 51 persona

Ishte ora 03:56 kur për rreth 50 sekonda vendi do ishte nën “pushtetin” e tërmetit që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Zeri
4 vjet nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit 2019 ku humbën
Pamje nga tërmeti i 26 nentorit

TIRANË- Katër vite më parë Shqipëria do të tronditej nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter, i cili do të linte pas pasoja katastrofike për vendin. Ishte ora 03:56 kur për rreth 50 sekonda vendi do ishte nën “pushtetin” e tërmetit që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit ndërsa lëkundjet e fuqishme u ndjenë dhe në bashki të tjera si Tirana e Durrësi. Thumana dhe Durrësi do të shënonin dhe numrin më të lartë të viktima, pasuar nga Lezha, Tirana e Kurbini.

Mbi 200 mijë qytetarë u prekën nga ky tërmet ndërsa mijëra të tjerë mbetën në qiell të hapur, pa shtëpi dhe me dhimbjen e humbjes së familjarëve. Katër vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin procesi i rindërtimit vazhdon. Shumë familje kanë arritur të futen në banesa të reja, ndërsa disa të tjerë po përballen me probleme ekonomiko-sociale dhe janë detyruar të kthehen në banesat e pariparuara.

“Ka vend për gëzim, thjesht ideja që po kthehesh në shtëpinë tënde, po kur në një javë kalon në kurriz ngjitjen nëpër shkallë me fëmijë, me qese nëpër duar nuk ka vend shumë për gëzim kur përballesh me realitetin. Nuk mund të bëhet kolaudimi i pallatit pa u bërë ashensori, vendosur kangjellat e shkallëve. Siguria është zero. Ne banojmë aty dhe është shumë problem, por hymë se qiratë janë shumë të lartë dhe s’mund të përballohen më. Që në mars nuk e kemi marrë bonusin”,- tha një prej banorëve.

Viktimat:

Në Durrës

1. Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç - Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç - Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete

9. Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
10. Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)
11-Roza Meçja - 59 vjeç nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë - Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq

12. Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) - Tek Kavalishenca Durrës

13. Sadik Qato 85 vjeç

14. Isa Abazi 32 vjeç
15. Shemsedin Abazi 36 vjeç - vëllezër nga Kosova tek Hotel "Tropikal

16. Flatar Zenelaj 64 vjeç

17. Eviola Broshka 28 vjeç - Balerina tek hotel "MiraMare"
18. Sotiraq Misha 41 vjeç Barist tek hotel 'MiraMare"

19. Kristi Reçi - 25 vjeçe Studente e Mjekësisë
20. Eduart Reçi - 54 vjeç Babai
21. Dolora Reçi - 49 vjeç Nëna
22. Klaus Reçi - 21 vjeç vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)

23. Nafije Rexhepi 74 vjeç është nxjerrë nga rrënojat tek Pallati 2 Gjelat në Durrës
24. Xhulieta Gjonaj - e nxjerre nga rrenoojat tek Pallati "2 gjelat" ne Durres

Në Thumanë

25. Ariela Lala 4 vjeç
26. Selvie Lala 75 vjeç (gjyshja me mbesën)

27. Bukurie Leka 70 vjeç

28. Hasan Albert  Cara 18 vjec 
29. Almir Albert Cara 29 vjec
30. Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër) 25 vjeë
31. Fatmira  Cara (nëna e tyre) 44 vjeç
32. Stela Cara (e fejuara e Almir Carës) 25 vjeç
33. Anthi Cara - nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar) 72 vjeç
34. Sadajana Cara - mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara) 21 vjeç

35. Pëllumb Greku 57 vjeç
36. Çelike Greku 57 vjeç
37. Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)

38. Sardi Çuka 18 vjeç
39. Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)

40. Hajrie Vata 65 vjeç
41. Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)

42. Hajredin Çupi 66 vjeç
43. Lutfie Çupi 55 vjeç
44. Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) - Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi

45. Kastriot Cakoni 46 vjeç
46. Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)

47. Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)

48. Suada Hysa 18-vjeç

Lezhë

49. Kristjan Preçi 26 vjeç - I sapodalë nga burgu. U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë

Kurbin

50.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin

Tiranë

51. Xhesika Biqiku 20 vjeç (ndërroi jetë në spitalin e Traumës, i ra në kokaë tulla e pallatit në Kombinat)./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB