Aktualitet

Rihapet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit

Lajmi është bërë me dije nga Policia, e cila sqaron gjithashtu se dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

E.K
Rihapet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit
Rruga e Arbrit

DIBËR- Rihapet qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit. Lajmi është bërë me dije nga Policia, e cila sqaron gjithashtu se dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë - Ura Vashës-Klos;
Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i'u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i'u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse. Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë.

Mbrëmjen e djeshme për shkak të intesitetit të lartë të reshjeve qarku Dibër u 'paralizua" nga moti i keq. 300 automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit ndërsa u desh ndërhyrja e Policisë për të bërë të mundur evakuimin e tyre. Më vonë autoritetet bllokuan këtë segment për të shmangur rreziqet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB