
FIER- Katër persona kanë mbetur të plagosur këtë të dielë pasi një makinë tip "Benz" humbi kontrollin dhe "fluturoi" jashtë rrugës. Raportohet se ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit".
Shoferi i mjetit i identifikuar me inicialet E.K së bashku me tre pasagjerët janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton ngjarjen. Siç mund të shihet dhe nga pamjet makina ka përfunduar e përmbysur në një arë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cakranit", shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Zëri.ai