
TIRANË- Katër persona janë shpallur fajtor për vrasjen e Anselam Senaj në Londër. Senaj u vra me thikë nga katër persona, të cilët janë identifikuar si Muhammad Saqib Khan, 23 vjeç, Muhammad Samiyul Miah, 18, Zain Ali, 21 vjeç dhe Ibrahim Naim, 18 vjeç. Krimi ndodhi më 11 nëntor në 2023, ku taksia me të cilën po udhëtonte Senaj u ndalua nga një makinë “Mitsubishi”, ku prej saj dolën 3 persona dhe sulomuan viktimë. Autorët mbanin maska, doreza dhe veshje të zeza ndërsa dy mbanin thika që ishin deri në 61 cm të gjata.
Një nga sulmuesit goditi me thikë Senajn në gjoks dhe megjithëse u thirrën shërbimet e urgjencës, ai vdiq në vendngjarje. Prokurorja Alexandra Healy KC tha se për shkak të drogës së gjetur te Senaj dhe mesazhet e marra nga telefoni i tij, ai ishte përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike.
“Kur Senaj pa Mitsubishin që po vinte drejt tij, ai e kuptoi qartë se ishte në rrezik dhe i tha shoferit të taksisë se pasagjerët do ta vrisnin. Fatkeqësisht, ai kishte absolutisht të drejtë”, tha Healy.
Prokuroria pretendoi se Khan shkaktoi plagën fatale me thikë dhe se Miah dhe Ali ishin dy burrat e tjerë që sulmuan taksinë. Khan mohoi të ishte i pranishëm në vendin e vrasjes, ndërsa Naim pranoi të ishte shoferi i makinës Mitsubishi. /ZËRI