
ANGLI- Një 26-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë me thikë në Angli, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Kanë qenë familjarët e të riut që kanë bërë thirrje për ndihmë, në mënyrë që të sjellin trupin e të riut Anselam Senaj ne Shqipëri.
26-vjeçari nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen, dhe as nuk janë raportuar në mediat britanike. Pas vdekjes së tij, familjarët hapën një llogari në faqen "Gofundme", ku edhe kërkonin të ardhura për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri, ku do të prehej në banesën e tij të fundit.
Mesazhi i familjarëve:
Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.
Fatmirësisht, brenda vetëm disa orësh, janë mbledhur paratë e nevojshme për të sjellë arkëmortin e tij në Koplik, atje ku edhe do të prehet./Zëri.ai