Aktualitet

50 persona shtrohen në spitalin e Bulqizës, dyshohet se janë helmuar nga uji

Paraprakisht dyshohet se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lokale.

F.m
50 persona shtrohen në spitalin e Bulqizës, dyshohet se janë
Bulqizë

BULQIZË- Më shumë se 50 persona janë shtruar në spitalin e Bulqizës pasi kanë pasur shenja helmimi. Ata kanë marrë ndihmën mejkësore, pasi janë shorehur se kishin marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje barku e diarre. Nuk kanë munguar as pacientë që kanë pasur dhe temperaturë të lartë. Kryesisht janë të moshës 30 apo 40 vjeç, por mes të shtruarve ka edhe fëmijë. Paraprakisht dyshohet se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lokale. Nuk dihen detaje të tjera për gjendjen e tyre shëndetësore.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

Poll

MOS HUMB