Aktualitet

“11 Maji”/ Nisen votat e Tiranës për diasporën shqiptare

Ndërsa, nga Tirana do të votojnë për herë të parë 52428 emigrantë shqiptarë, të cilët janë regjistruar në platformën e PER.

I.F
“11 Maji”/ Nisen votat e Tiranës për diasporën
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Përfundon paketimi i votave për qarkun e Tiranës që do të dërgohen jashtë vendit. Tirana, po ashtu është edhe qarku me numrin më të lartë të votuesve të diasporës shqiptare. Po ashtu, pritet që sonte të përfundojë edhe paketimi për qarkun e Vlorës dhe Fierit.

Ndërsa, nga Tirana do të votojnë për herë të parë 52428 emigrantë shqiptarë, të cilët janë regjistruar në platformën e PER. Njëlloj si të votuesve nga territori shqiptar, edhe fletët e votimit të zgjedhësve nga jashtë do të hapen më 11 maj.

Në total janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB