Aktualitet

“Qumështi me aflatoksine”/ Denoncon gazetari: 8 mostra nga 8 kompani rezultuan pozitive

Ai paralajmëron se do të publikoj edhe emrat e kompanive që kanë lejuar këtë shkelje.

I.F
“Qumështi me aflatoksine”/ Denoncon gazetari: 8 mostra nga 8
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Gazetari Granit Sokolaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se 8 mostra të marra në qumështin e 8 kompanive kanë rezultuar me aflatoksinë. Sokolaj denoncoi se analizat u kryen një muaj më parë, lëndë të parë nga importi, por edhe nga fermerët shqiptarë. Ai paralajmëron se do të publikoj edhe emrat e kompanive që kanë lejuar këtë shkelje.

“Tete mostra me aflatoksine para 1 muaji rezultuan ne qumeshtin e 8 kompanive, lende e pare nga importi, por edhe nga fermat shqiptare. Te gjitha analizat pozitive, ne te njejten kohe. Une e kam zgjidhjen, por pasi te publikoj dhe emrat e kompanive.”

Qytetarët shqiptarë gjatë periudhës kohore 2025, kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë. Ky fakt është pranuar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucion që në një përgjigje për Piranjat pranon se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 26 mostra të marra në periudhën Janar 2024-Prill 2025. Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut pasi është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave./ZËRI

Poll

MOS HUMB