Aktualitet

E pazakontë në Durrës! 3 të afërm konflikohen në varrezat e qytetit, plagosen babë e bir

Por, konflikti fizik ka ndodhur… në varrezat e qytetit.

I.F
E pazakontë në Durrës! 3 të afërm konflikohen në
Pamje nga vendngjarja

DURRËS- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës dy ditë më parë. Policia njoftoi sot se tre persona, me lidhje familjare mes tyre, janë përleshur me njëri-tjetrin, ndërsa dy prej tyre, babë e bir, kanë përfunduar në spital. Por, konflikti fizik ka ndodhur… në varrezat e qytetit.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Durës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, pasi dje (17 prill), në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, njofton Policia.

Deri më tani, nuk ka detaje se përse ka ndodhur përpleshja mes tyre, nëse konflikti ka ndodhur pas vizitës së varrit të ndonjë të afërmi, apo ngjarja ka ndodhur për çështje që lidhen me pronën./ZËRI

Poll

MOS HUMB