
ITALI- Hetimet për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula kanë marrë një kthesë tjetër! Sipas autoriteteve në vrasjen e studentes 22-vjeçare shqiptare dyshohen se janë të përfshirë persona të tjerë. Ish-i dashuri filipinez i viktimës, Mark Samson tha se ai e vrau Ilarian mëngjesin e 26 marsit, pasi pa disa biseda që Ilaria kishte shkëmbyer me një djalë tjetër të ri pasi ishte ndarë nga Samson.
Sipas mediave italiane, autopsia e kryer në trupin e vajzës dhe gjurmët e shumta të gjakut të gjetura kudo në banesë, kanë ngritur dyshime tek hetuesit se Samsoni mund të jetë ndihmuar edhe nga dikush tjetër, përveç nënës së tij, e cila pranoi se e ndihmoi të birin për të pastruar gjakun në shtëpi.
Gjatë marrjes në pyetje më 4 prill ishte gjyqtarja Anna Minunni vazhdimisht pyeti Samsonin nëse ai u ndihmua nga dikush tjetër.
"Nëna ime nuk mund të ngrejë gjëra të rënda”, ka thënë Samson.
“Sepse ajo ka një problem me zemrën, e di. Në fakt, nuk po mendoja për të, sinqerisht. Sepse e lexova deklaratën me kujdes. Por sigurisht mund të ketë një person tjetër që ishte në gjendje ta bënte atë fizikisht", ka thënë Minunni.
"Babai im nuk ishte aty. Babai im ishte në Vatikan, ai ishte në Shën Pjetër. Isha vetëm”, këmbëngul ai.
“Është një punë që e kam bërë për disa orë”, i tha ai gjyqtares, duke rrëfyer sesi e futi trupin e Ilarias në dy thasë të zeza plehrash dhe më pas brenda në valixhe të mbështjellë me thasë të tjerë.
"Pra, e le trupin atje, në valixhe, të mbështjellë me thasë, e le mënjanë, dhe pastaj fillove të pastrosh dhomën për orë të tëra? Dëgjo, doja të të pyesja një gjë tjetër. Babai ka punuar në një palestër, më duket, në Via Sciarelli, aty pranë? Po? Kush punon tani në atë palestër? Si pastrues?".
"A... Babai", përgjigjet Samsoni.
“Kështu që babai juaj nuk punon më atje, në këtë palestër. Sa kohë ka kaluar?"
“Që kur doli në pension, nuk e di”, tha Samson.
"Dëgjo, a i ka babai yt akoma çelësat e kësaj palestre?"
"Eh, nuk e di", tha Samson.
"Pra nuk e di. Në cilën orë del babai yt nga shtëpia në mëngjes? Pak a shumë, nuk po kërkoj orën e saktë".
"Rreth orës pesë", përgjigjet Samsoni, duke tërhequr vëmendjen e gjyqtares hetuese.
"Më fal, ku shkon në 5? Nëse nuk punon?"
“Mendoj se… Epo, tani m’u kujtua ai bënë dush në palestër”.
"Çdo mëngjes në 5?"
"Jo, jo çdo mëngjes, kur duhet të bëjë dush."
"Pse nuk e bën në shtëpi? Kur bën dush, shkon në palestër në orën 5, pra i ka çelësat? Pse bën dush në palestër?"
"Sepse ndoshta është gjithashtu një mënyrë për të kursyer para në shtëpi," përgjigjet Samson.
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI