TIRANË- Sot, 5 shtator shënohet 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Dhjetë vite më parë, në 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku lexoi formulën e shenjtërimit dhe shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke i dhënë asaj emrin Shën Tereza.
Shenjtërimi i Nënë Terezës e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Procesi i shenjtërimit u bazua në njohjen e dy mrekullive të atribuuara ndërmjetësimit të saj pas vdekjes. Përpara shenjtërimit, Nënë Tereza ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003, pas njohjes së mrekullisë së parë.
Kush ishte Nënë Tereza?
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo gjatë gjithë jetës së saj u kujdes për njerëzit që ishin në nevojë. Në moshën 18-vjeçare, ajo iu bashkua manastirit irlandez, ku prej aty mori emrin Motra Mari Tereza. Pas disa muajsh ajo nisi misionin e saj në Kalkuta në Indi, ku prej aty u quajt Shën Nënë Tereza. Ajo u kujdes për të varfrit dhe dha mësim për vajzat në shkollën e Shën Marisë.
Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’iu shërbyer më të varfërve të të varfërve. Sipas rrëfimëve, pothuajse 20 vjet më vonë teksa ndodhej në një tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfërit, dhe e ndoqi misionin e saj deri në fund të jetës. Nëse Nënë Tereza do të ishte gjallë, ajo do të mbushte 115 vjeçe sot.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës./ZËRI